Vazhdojnë protestat anti-qeveritare në Bagdad

Bota

Vazhdojnë protestat anti-qeveritare në Bagdad

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Protestuesit në Bagdad kanë bllokuar tërë qytetin në protestat anti-qeveritare të cilat po vazhdojnë që nga 1 tetori.

Më shumë se 250 persona janë vrarë në përleshjet me forcat policore që nga fillimi i protestave kundër korrupsionit.

Javën e kaluar, presidenti i vendit Barham Saleh tha se kryeministri Adel Abdul Mahdi do të mund të jep dorëheqje nëse partitë politike pajtohen për zëvendësimin e tij.

Të dielën, protestuesit bllokuan rrugët kryesore të kryeqytetit irakian.

Ata po kundërshtojnë “dështimin e kryeministrit për uljen e papunësisë, korrupsionin endemic dhe shërbimet e dobëta publike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat