Helikopteri në të cilin ishte presidenti i Bolivisë detyrohet të bëjë ulje emergjente

Bota

Helikopteri në të cilin ishte presidenti i Bolivisë detyrohet të bëjë ulje emergjente

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 21:20
Evo Morales

Një helikopter në të cilin ishte Presidenti i Bolivisë Evo Morales bëri një ulje urgjente të hënën për shkak të një problemi mekanik, tha ushtria, duke ngritur dyshime në mesin e mbështetësve të tij pasi kundërshtarët u zotuan ta heqin atë, raporton France24.

Askush nuk u lëndua, tha forca ajrore, por incidenti nxiti tensione në vendin ku protestuesit kanë qenë duke sulmuar kundër presidentit të majtë për dy javë.

Helikopteri EC-145 "pati një defekt mekanik në rotorin e bishtit gjatë ngritjes, i cili shkaktoi një ulje emergjente," tha Forca Ajrore Boliviane në një deklaratë.

Problemi u vrejt derisa helikopteri po dilte nga një fshat në Ande, ku Morales ishte duke inaguruar një rrugë të re, tha ajo. Videot e incidentit qarkulluan në mediat sociale.

Kurse, forca ajrore tha që po hetonte shkaqet e problemit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat