Shefi i agjencisë palestineze të KB jep dorëheqjen për shkak të hetimeve

Bota

Shefi i agjencisë palestineze të KB jep dorëheqjen për shkak të hetimeve

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 20:25
Pierre Krahenbuhl

Kreu i agjencisë së KB për refugjatët palestinezë ka dhënë dorëheqjen në mes të një hetimi të brendshëm për keqmenaxhim të pretenduar dhe abuzime etike në organizatë, thanë të mërkurën Kombet e Bashkuara.

"Pak kohë më parë, Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Pierre Krahenbuhl, informoi sekretarin e përgjithshëm se ai po jepte dorëheqjen, efektive menjëherë," tha zëdhënësi i KB Stephane Dujarric për një konferencë lajmesh.

KB më parë njoftoi se Krahenbuhl ishte vendosur në pushime administrative, për tu zëvendësuar në baza të përkohshme nga nënkryetari i përkohshëm i agjencisë Christian Saunders, shkruan France24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat