Presidenti i Bolivisë shpall zgjedhje të reja pas kontestimit të rezultatit nga të huajt

Bota

Presidenti i Bolivisë shpall zgjedhje të reja pas kontestimit të rezultatit nga të huajt

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 14:09
Evo Morales

Presidenti i Bolivisë, Evo Morales, ka thënë se do të shpallë zgjedhje të reja pasi vëzhguesit ndërkombëtarë e vunë në pikëpyetje rezultatin e zgjedhjeve që u mbajtën muajin e kaluar.

Duke folur në një konferencë për gazetarë, lideri i ardhur në pushtet para një kohe të gjatë u zotua gjithashtu se do t’i ndërrojë anëtarët e bordit zgjedhor të këtij shteti.

Organizata e Shteteve Amerikane, e cila i vëzhgoi zgjedhjet e kaluara, bëri thirrje që rezultati i tyre të shpallet i pavlefshëm.

Njoftimi i presidentit Morales për zgjedhje të reja erdhi pas disa javësh me protesta kundër qeverisë.

Lideri i zgjedhur për herë të parë në vitin 2006 i ka mohuar akuzat për mashtrim në zgjedhje dhe i ka kundërshtuar thirrjet për dorëheqje.

Ai tha para gazetarëve se e ka marrë këtë vendim për ta mbrojtur Bolivinë e re, jetën dhe demokracinë.

Ndryshe, së paku tre njerëz e kanë humbur jetën gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe përkrahësve të presidentit të tanishëm, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat