U ankua për faturën, punonjësi i restorantit e bën për spital klienten

Bota

U ankua për faturën, punonjësi i restorantit e bën për spital klienten

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 16:05
Foto

Punonjësi i restoranti Popeyes është arrestuar, pasi është filmuar nga kamerat e sigurisë duke rrahur brutalisht një kliente në oborrin e lokalit në Tennessee.

Deriance Ra’Shaiel Hugher, 29-vjeç, është arrestuar nën akuzën për sulm fizik ndaj Debra Staggs, me të cilën fillimisht ishte grindur rreth faturës së ushqimit që ajo kishte konsumuar.

Në anën tjetër zyra ligjore Rocky McElhaney që përfaqëson 55-vjeçaren Staggs, ka bërë të ditur se ajo kishte kërkuar llogarinë nga punonjësi i cili ia kishte faturuar dy herë të njëjtin ushqim, që në total kapte shumën e 13 dollarëve.

Videoja e sulmit brutal u shpërnda në masë të madhe dhe brenda një kohe të shkurtër është bërë virale, ku shfaq punonjësit e restorantit duke ndjekur Staggsen. Njëri prej tyre që tani besohet të jetë Hughes e përplas me fytyrë për tokë.

Si pasojë e sulmit Staggs ka mbetur me njërën këmbë të thyer, nëntë qepje në gju dhe gjashtë tjera në brinjë. Ajo tashmë ka bërë dy ndërhyrje kirurgjikale dhe raportohet se i duhen muaj të tërë për rehabilitim të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat