Izraeli po i vazhdon sulmet në Rripin e Gazës

Bota

Izraeli po i vazhdon sulmet në Rripin e Gazës

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Dy palestinezë u vranë nga sulmet ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës, duke rritur numrin e vdekjeve në 12, që nga fillimi i ofensivës më 12 nëntor.

Në shenjë hakmarrjeje, militantët palestinezë hodhën raketa në Izrael.

Kjo është dita e dytë e një përshkallëzimi të dhunës ndërkufitare, pasi Izraeli vrau në Rripin e Gazës një komandant të lartë të Xhihadit Islamik, një grup militant palestinez i mbështetur nga Irani.

Izraeli tha se Baha Abu Al-Atta kishte kryer një seri sulmesh ndërkufitare dhe po planifikonte më shumë.

Një sulm raketor izraelit shënjestroi gjithashtu shtëpinë e një zyrtari të Xhihadit Islamik në Damask, duke vrarë dy persona, sipas mediave shtetërore siriane. Xhihadi Islamik tha se objektivi ishte shtëpia e liderit politik ,Akram Al-Ajuri.

Si përgjigje, militantët gjuajtën rreth 200 raketa në Izrael gjatë gjithë ditës. Sulme e mëtejshme ajrore izraelite mbi objektivat e grupit militant në Gaza vranë tetë palestinezë.

Hamasi, grupi kryesor militant që drejton Rripin e Gazës, me sa duket po qëndron jashtë luftimeve.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme është nisur në drejtim të Kajros për të filluar ndërmjetësimin, në mënyrë që ti jepet fund dhunës, tha një burim diplomatik për Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat