Së paku 28 të vdekur në një aksident rrugor në Iran

Bota

Së paku 28 të vdekur në një aksident rrugor në Iran

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 10:05
Foto

Së paku 28 shtetas afganë humbën jetën në një aksident rrugor në juglindje të Iranit.

Sipas agjencisë së lajmeve ILNA, 21 persona të tjerë u plagosën.

Dy mini-busët me të cilët udhëtonin viktimat, u përplasën mëngjesin e së enjtes pranë qytetit Khash, rreth 1,500 kilometra në juglindje të Tehranit.

Rajoni është një rrugë që përdoret shpesh nga trafikantët për të kontrabanduar migrantë ilegalë afganë.

Irani është një ndër vendet me sigurinë më të dobët në trafik, për shkak të automjeteve të vjetra, shërbimeve jo të duhura të urgjencës, si dhe mosrespektimit të rregullave të komunikacionit.

Mesatarisht, rreth 17,000 njerëz vdesin çdo vit në aksidente në Iran.

Në korrik, 18 njerëz humbën jetën dhe 14 u plagosën në dy aksidente rrugore në Iranin qendror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat