Lituania dhe Norvegjia shkëmbejnë spiunët me Rusinë

Bota

Lituania dhe Norvegjia shkëmbejnë spiunët me Rusinë

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 22:34
Pamje nga takimi

Dy spiunë rusë u shkëmbyen sot në kufirin ruso-lituanez me dy lituanezë dhe një norvegjez, të dënuar për spiunazh në Rusi, një episod i denjë i Luftës së Ftohtë duke dëshmuar tensionet e rishfaqura këto vite në rajon.

“Sot, operacioni i shkëmbimit u krye me sukses”, njoftoi për shtypin kreu i shërbimeve sekrete lituaneze, Darius Jauniskis.

“Qytetarët lituanezë, Jevgenij Mataitis dhe Aristidas Tamosaitis dhe qytetari norvegjez, Frode Berg, kanë mbërritur mirë në Lituani”, nënvizoi ai duke shtuar se shkëmbimi u krye në kufirin mes Lituanisë dhe enklavës ruse të Kaliningradit.

Dy rusët, Nikolaï Filiptchenko dhe Sergueï Moïsseïenko, të përshëndetur nga presidenti lituanez, iu dorëzuan palës ruse”, shtoi Jauniskis

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat