Vritet një person gjatë protestave në Iran

Bota

Vritet një person gjatë protestave në Iran

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Një person është vrarë në qytetin iranian Sirian gjatë protestave natën kur ata po protestonin kundër një vendimi të autoriteteve për rritjen e çmimit të naftës për të paktën 50 për qind, si pjesë e përpjekjeve për të kompensuar efektin e sanksioneve të SHBA-së.

“Fatkeqësisht dikush u vra”, është cituar të ketë thënë Guvernatori Mohammad Mahmoudabadi nga agjencia e lajmeve ISNA.

Ai tha se shkaku i vdekjes dhe nëse “individi u qëllua apo jo” ishte ende i paqartë, duke shtuar se njerëz të tjerë u plagosën në demonstratat e së premtes.

Mahmoudabadi tha se “forcat e sigurisë nuk kishin leje për të qëlluar dhe u lejuan vetëm për të shtëna paralajmëruese, gjë të cilën e bënë”.

Ai shtoi se ishte një “mbledhje e qetë” që u shfrytëzua nga disa që “shkatërruan pronën publike, dëmtuan stacionet e karburantit dhe gjithashtu dëshironin të hynin në depot kryesore të karburantit të ndërmarrjes së naftës dhe t’i vënë zjarrin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat