Demokratët fitojnë zgjedhjet në Louisiana

Bota

Demokratët fitojnë zgjedhjet në Louisiana

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 20:06
John Bel Edwards

John Bel Edwards nga radhët e demokratëve ka fituar zgjedhjet lokale në Louisiana të shtunën, pas një gare shumë të ngushtë me republikanin Eddie Rispone.

Rezultati konsiderohet si një disfatë e madhe për presidentin Donald Trump i cili ka mbështetur Risponen, duke vizituar dy herë vendin gjatë fushatës si dhe duke shfrytëzuar këto zgjedhje si test për popullaritetin e tij.

Të shtunën, Trump kishte bërë disa postime në Twitter duke kërkuar nga votuesit që ta votojnë kandidatin nga radhët e republikanëve.

Më herët këtë muaj, republikanët nuk kanë arritur të fitojnë zgjedhjet as në Kentucky, ndërsa demokratët morën në kontroll të plotë Virginian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat