Zbulohen foshnjat e varrosura me helmeta të bëra nga kafkat e fëmijëve tjerë

Bota

Zbulohen foshnjat e varrosura me helmeta të bëra nga kafkat e fëmijëve tjerë

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 18:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Arkeologët në Ekuador kanë zbuluar mbetjet e foshnjave të varrosura rreth 2,000 vjet më parë.

Ato ishin varrosur me "helmeta" të bëra nga kafkat e fëmijëve të tjerë, më të vjetër.

Ekipi që studion lokacionin, i udhëhequr nga Sara Juengst, thotë se kjo është hera e parë që arkeologët kanë gjetur diçka të tillë.

Autorët e hulumtimit kanë ofruar disa teori interesante të këtij zakoni të çuditshëm.

Një shpjegim i mundshëm është që helmetat e kockave u aplikuan për të mbrojtur shpirtrat e foshnjave, të cilët kurrë nuk kishin pasur shanse të jetonin vetë.

Vlen të përmendet se shkencëtarët gjithashtu nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë shkaqet e vdekjes.

Është e paqartë se si vdiqën foshnjat dhe studiuesit janë po aq të pasigurt për shkakun e vdekjes së fëmijëve, kafkat e të cilëve u përdorën si helmeta.

Ritualet dhe zakonet e varrosjes ndryshojnë në mënyrë dramatike nga një kulturë në tjetrën, dhe disa nga traditat e kryera pas vdekjes së një personi mund të duken jashtëzakonisht të çuditshme.

Çfarëdo sistemi i besimit mund të ketë çuar në këtë rrethanë të çuditshme është e paqartë, por arkeologët po vazhdojnë të hulumtojnë mundësitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat