Amerikanët hetojnë një bankë suedeze për para të dyshimta nga Rusia

Bota

Amerikanët hetojnë një bankë suedeze për para të dyshimta nga Rusia

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Transmetuesi publik i Suedisë ka raportuar se hetuesit amerikanë janë duke e hetuar njërën nga bankat më të mëdha suedeze për transaksione të dyshimta financiare, ku përshihet edhe shitblerja e armëve të llojit Kalashnikov.

Në raportimin e televizionit publik thuhet se njëri nga aksionarët e kompanisë “Kalashnikov”, një oligark rus i quajtur Iskander Makhmudov, mund t’i ketë shpërndarë më shumë se një milion euro te homologët e tij në Shtetet e Bashkuara, përmes një selie të regjistruar në ShBA me emrin “Kalashnikov USA”.

Sipas këtij raporti, transferimi i parave është kryer përmes një selie të bankës “Swedbank” në Estoni. Kjo ngjarje dyshohet të ketë ndodhur në vitin 2014, kur Shtetet e Bashkuara kishin vendosur sanksione financiare ndaj disa kompanive shtetërore ruse si reagim ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Hetuesit amerikanë tash po mundohen të zbulojnë nëse këto transfere i kanë shkelur sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë.

Në shkurt të këtij viti, i njëjti televizion e kishte publikuar një raport të brendshëm, në të cilin ishin renditur disa dyshime për pastrim parash kundër bankës “Swedbank”. Këto dyshime e kishin shkaktuar shkarkimin e shefit ekzekutiv dhe largimin e anëtarëve të bordit, shkruan “Free Europe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat