Ambasadori në BE “godet” Trump: Isha pjesë e përpjekjeve që Ukraina të niste hetim për Biden dhe djalin e tij

Bota

Ambasadori në BE “godet” Trump: Isha pjesë e përpjekjeve që Ukraina të niste hetim për Biden dhe djalin e tij

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 06:15
Gordon Sondland

Gordon Sondland, sapo shpëtoi veten dhe vuri në rrezik presidencën e Donald Trumpit thotë CNN. Ambasadori amerikan në BE deklaroi përpara komisionit të Inteligjencës së Dhomës së Perfaqësuesve se ka qenë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për ta detyruar Ukrainën të hapte një hetim mbi Joe Biden dhe djalin e tij, Hunter.

Unë ndoqa udhëzimet e presidentit, u shpreh Sondland. Pohimi i tij konsiderohet si grusht i fortë për Shtëpinë e Bardhë që këmbëngul se nuk ka pasur lidhje mes ndihmës ushtarake apo vizitës së presidentit ukrainas në Washington, dhe hetimeve për ish zëvendespresidentin amerikan.

“Ishin të gjithë në dijeni. Nuk ishte sekret. Të gjithë u informuan përmes emailit në 19 korrik, disa ditë përpara telefonatës presidenciale. Siç ia transmetova dhe ekipit, i thashë paraprakisht presidentit Zelensky se garancitë për të kryer një “hetim të plotë e transparent“ dhe “për të kthyer çdo gur”, ishin të domosdoshme në bisedën e tij me presidentin Trump”- tha ambasadori.

Sonland pohoi qartë se ka ekzistuar kushtëzimi, një veprim që në SHBA njihet si “quid-pro-quo” ( kuid pro kuo). Sondland deklaroi se ka punuar me avokatin personal të Trumpit, Rudy Giuliani, “për të thyer bllokadën” dhe për të garantuar sërish ndihmën për Kievin, një ndihmë që mbërrinte në qindra miliona dollarë. “Giuliani ka shprehur dëshirën e presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe ne e kemi ditur se këto hetime kanë qenë të rëndësishme për kreun e shtetit”, është shprehur ambasadori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat