Drerit të ngordhur në Tajlandë i hiqen nga barku 7 kilogramë mbeturina

Bota

Drerit të ngordhur në Tajlandë i hiqen nga barku 7 kilogramë mbeturina

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Një dre është gjetur i ngordhur në Tajlandë. Në barkun e tij u gjetën shtatë kilogramë të qeseve plastike dhe mbeturinave të tjera. Ky rast e ka ngritur alarmin për nivelin e lartë të ndotjes së pyjeve dhe ujërave në këtë shtet aziatik.

Tajlanda është njëra ndër shfrytëzueset më të mëdha të plastikës në botë. Secili banor mesatarisht i përdor tre mijë qese plastike në vit, kryesisht për bartje të ushqimit dhe pijeve.

Në të kaluarën, në ujërat e këtij vendi janë gjetur breshka të ngordhura për shkak të gëlltitjes së sasive të mëdha të plastikës.

Zyrtarët njoftuan se dreri i ngordhur u gjet në një park kombëtar në provincën Nan, rreth 630 kilometra në veri të Bangkokut. Pas autopsisë, kafshës iu gjetën shumë qese plastike, të cilat ia shkaktuan ngordhjen.

Disa prodhues të mëdhenj janë zotuar se do ta ndërpresin shpërndarjen e qeseve plastike që janë për një përdorim nga janari i vitit të ardhshëm, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat