Kina bëhet shteti me më së shumti ambasada e konsullata në botë

Bota

Kina bëhet shteti me më së shumti ambasada e konsullata në botë

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 09:10
Foto Kina

Për herë të parë, Kina tashmë është shteti që ka më së shumti ambasada, konsullata dhe përfaqësi diplomatike në mbarë botën. Këtë vlerësim e dha një institut australian.

Sipas institutit “Lowy”, Kina ia zuri vendin e parë Shteteve të Bashkuara këtë vit për numrin më të madhë të qendrave diplomatike. Ky shtet i ka 276 ambasada dhe konsullata në tërë botën, tri më shumë se Shtetet e Bashkuara.

Pas këtyre dy vendeve, më së shumti ambasada e përfaqësi diplomatike në botë kanë Franca, Japonia dhe Rusia. Ndërkohë Britania e Madhe ndodhet në vendin e njëmbëdhjetë, dy pozita më poshtë sesa në vitin 2016.

Në listën e dhjetë vendeve me më së shumti ambasada e konsullata, pas Rusisë radhiten Turqia, Gjermania, Brazili, Spanja dhe Italia.

Sipas autorëve të këtij raporti, këto shifra janë pasqyrë e pikave të forta dhe dobësive të shteteve në aspektin e politikës gjeostrategjike.

Përfaqësimi diplomatik i Kinës në botë ka shënuar rritje të konsiderueshme viteve të fundit. Në vitin 2016, ky vend radhitej në vendin e tretë, pas Shteteve të Bashkuara e Francës, ndërsa në vitin 2017 doli në vendin e dytë, për ta zënë vendin e parë këtë vit, shkruan “BBC”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat