Laburistët akuzojnë Johnson-in se ka dashur t’ia shesë sistemin shëndetësor ShBA-së

Bota

Laburistët akuzojnë Johnson-in se ka dashur t’ia shesë sistemin shëndetësor ShBA-së

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 12:31
Jeremy Corbyn

Kryetari i Partisë Laburiste të Britanisë së Madhe, Jeremy Corbyn, e ka publikuar një dokument të pacensuruar qeveritar, për të cilin tha se dëshmon që sistemi shëndetësor i vendit është në tavolinën e bisedimeve tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Gjatë një konference për gazetarë në Westminster, lideri i opozitës britanike e shfaqi para medieve një dokument që dukej i mbushur me hollësi rreth bisedimeve tregtare me qeverinë amerikane.

Ai tha se dokumenti me 451 faqe e demanton deklaratën e kryeministrit Johnson se sistemi i sigurimeve shëndetësore nuk është në tavolinën e bisedimeve tregtare.

Përmes një postimi në Twitter, Partia Laburiste tha se këto dokumente dëshmojnë se qeveria e Boris Johnson-it është duke u përgatitur për ta shitur sistemin e sigurimeve shëndetësore.

Corbyn tha se kryeministri ishte zotuar se një gjë e tillë nuk do të vendosej në tavolinën e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, sipas tij, zbulimi i këtyre dokumenteve tregon se ngjarjet kanë pasur një rrjedhe krejt tjetër.

Për më tepër, politikani opozitar tha me këto dokumente dëshmohet se premtimi i kryeministrit Johnson për t’i dhënë fund çështjes së Brexit-it është mashtrim ndaj popullit britanik, shkruan “Independent”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat