Kina me më së shumti misione diplomatike në botë

Bota

Kina me më së shumti misione diplomatike në botë

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 18:06
Ilustrim

Për herë të parë, Kina ka më shumë se çdo vend tjetër përfaqësi diplomatike në botë, thotë Instituti autralian, Lowy.

Në vitin 2019, Kina numëron 276 ambasada dhe zyre tjera diplomatike në nivel botëror, duke kaluar në epërsi ndaj Shteteve të Bashkuara, të cilat e mbanin vendin e parë.

Pas Kinës, numrin më të madh të përfaqësive diplomatike e kanë janë, SHBA-ja, Franca, Japonia, Rusia, Turqia dhe Gjermania.

Britania e Madhe është në vendin e 11-të, raporton BBC.

Raporti nuk numëron vetëm ambasadat por edhe konsullatat dhe autorët e tij thonë se shifrat tregojnë "pikat e forta dhe të dobëta" në "shtrirjen gjeopolitike".

Rritja diplomatike e Kinës ka qenë e shpejtë vitet e fundit.

Në vitin 2016, Kina ishte në vendin e tretë, pas SHBA-së dhe Francës me vetëm 267 misione diplomatike.

Në vitin 2017 Pekini kishte lëvizur në vendin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat