Donald Trump bën vizitë befasuese për të parë trupat amerikane në Afganistan

Bota

Donald Trump bën vizitë befasuese për të parë trupat amerikane në Afganistan

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 21:56
Donald Trump

Presidenti Donald Trump bëri një vizitë të pa paralajmëruar në Afganistan për Ditën e Falënderimeve për të përshëndetur trupat amerikane, por u takua edhe me presidentin Afganistan, Ashraf Ghani.

“Nuk kam se si të mos e kaloj këtë festë me ju, me luftëtarët më të ashpër, më të fortë dhe më të guximshëm në Tokë”, u tha Trump ushtarëve në Bagram Air Field.

‘Ne fluturuam 13.400 kilometra për të qenë këtu sonte për një arsye të thjeshtë, për t’ju dhënë një falënderim të veçantë’, tha Trump në fjalën e tij. ‘Ne jemi duke bërë mirë. Vendi ynë është ekonomia më e fortë që ka qenë ndonjëherë’.

Presidenti zbarkoi në Bagram Air Field, baza më e madhe amerikane në Afganistan, herët në mëngjes të enjten me orën lokale. Zonja e parë nuk u bashkua me të.

Për më tepër, presidenti Trump zhvilloi një takim dypalësh me presidentin afgan Ashraf Ghani në të cilin ai njoftoi se ai kishte rifilluar negociatat e paqes me talebanët.

Trump gjithashtu tha se ai beson se talebanët duan një armëpushim.

‘Talebanët duan të bëjnë një marrëveshje – ne do të shohim nëse ata bëjnë një marrëveshje’, tha ai.

Trump gjithashtu tha se do të dëshironte të zvogëlonte numrin e trupave amerikane në Afganistan në 8,600. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat