Realiteti trishtues i 6 vjeçares me kancer

Bota

Realiteti trishtues i 6 vjeçares me kancer

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 14:32
Foto 6 vjeçares me kancer

Një nënë në Florida të ShBA-ve ka shpërndarë disa foto të fëmiut të saj teksa shihet që trajtohet nga neuroblastoma.

Sophia Soto, tashmë 6 vjeçe nga Florida ishte diagnostifikuar me neuroblastomë më 2014, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Kur ishte 14 muajshe,tumori ishte zbuluar në sy dhe në veshkë.

Në fotot e shpërndara nga nëna e Sophia, Rosie, shihet vogëlushja është në gjendje të rëndë emocionale.

40 vjeçarja ishte e shqetësuar për të bijën e saj pasi që sytë e saj kishin filluar të mavijosen dhe pas një vizite të bërë tek një specialist i syve i kishin thënë se vajza kë kancer të syve që shkakton fryerje të syve.

Mirëpo pas diagnostifikimit të vogëlushës në Mars të 2014-s, ajo i është nënshtruar 60 seancave të kimioterapisë, 20 seancave të rrezatimit  dhe transplantimit të qelizave burimore për një periudhë më shumë se 6 muajshe.

Pas trajtimit, Sophia vazhdon të jetë në gjendje më të mirë, megjithëse kanceri vazhdon të jetë në sytë e saj.

Mjekët thonë që largimi i kancerit të syve të saj do të shpërfytyrojë fytyrë e Sophia-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat