Ish-ushtaraku francez që ishte në Mitrovicë në vitin 1999: "Paris nuk duhet të kërkoj zgjidhje për Kosovën derisa nuk tërheq njohjen"

Bota

Ish-ushtaraku francez që ishte në Mitrovicë në vitin 1999: "Paris nuk duhet të kërkoj zgjidhje për Kosovën derisa nuk tërheq njohjen"

Nga: F.B Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Ish-shefi i njësive spascial franceze Zhak Ogar ka theksuar se presidenti francez Emanuel Makron ka bërë gabim serioz. Franca mund të luaj rol me rëndësi në gjetjen e zgjidhjes, por së pari duhet të respektojë rezolutën 1244, sovranitetin e Serbisë dhe të tërheq njohjen e Kosovës, gjë që nuk është politika aktuale e qeverisë dhe presidentit tha ai, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"Mendoj se Makron e ka kuptuar se si ka bërë gabim serioz në vitin 2018, gjatë shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftë së Parë Botërore, për atë arsye në qëndrimin në Beogradi ka përdor të gjithë sharmin e tij.Por besoj se shkaku kryesor i qëndrimit të tij në Beograd ishte presioni ndaj Beogradit për të njohur Kosovën” ka thënë Ogar.

Duke fol rreth rolit të BE-së në Ballkan, Ogar nënvizoi se Bashkimi Evropian nuk ka vazhdimësi të politikës së jashtme, transmeton Kosovonline.

"Kjo mund të shihet në secilën ditë, sipas mendimit tim, është iluzore që nga Serbia të pritet se BE mund ti ndihmojë. Po shoh se e vetmja Rusia nga fuqitë e mëdha është ajo në të cilën Serbia mund të mbështetet, më vjen keç që kjo nuk është Franca ", tha ai.

Zhak Ogar ishte një ndër ata që nuk ka lejuar okupimin e veriut të Kosovës dhe serbët i janë falënderues që në vitin 1999 ka shpëtuar manastirin e Deviçit nga UÇK shkruan gazeta.

"Tash 20 vite më pas, vetëm mund të më vijë keç që të gjithë këtë nuk e kemi  bërë më mirë. Agresioni i NATO-së kundër Serbisë ka nxitur padrejtësi, dëm dhe fatkeqësi, shkatërrim edhe izolim dhe jo vetëm për serbët por edhe për romët dhe shqiptarët në Kosovë ", përfundoi Ogar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat