Trump-i dhe avokatët e vet refuzojnë të marrin pjesë në seancën e hetimeve kundër tij

Bota

Trump-i dhe avokatët e vet refuzojnë të marrin pjesë në seancën e hetimeve kundër tij

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 08:38
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe avokatët që e përfaqësojnë atë nuk do të marrin pjesë në seancën dëgjimore në Kongres si pjesë e hetimeve kundër tij. Lajmin e bëri të ditur Shtëpia e Bardhë, duke e arsyetuar vendimin me, siç u tha, mungesën fundamentale të drejtësisë.

Ndihmësit e presidentit u përgjigjën në mënyrë refuzuese të dielën ndaj njërit prej dy afateve thelbësore me të cilat Trump-i përballet në Kongres këtë javë. I tërë procesi i hetimeve po zhvillohet në lidhje me kushtëzimin e ndihmës ushtarake ndaj Ukrainës me hetimin kundër rivalit politik të kreut të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden.

Komisioni për Drejtësi i Dhomës së Përfaqësuese, i cili mbizotërohet nga demokratët, i kishte dhënë afat presidentit deri të dielën në orën 18 për të njoftuar nëse do të dërgonte një avokat në seancën e së mërkurës të kërsaj jave.

Sidoqoftë, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Pat Cipollone, ia dërgoi një letër shefit të këtij komisioni, Jerrold Nadler, në të cilën thuhet: “Nuk mund të pritet nga ne që të marrim pjesë në një seancë, kur dëshmitarët ende nuk janë caktuar dhe kur ende mbetet e paqartë nëse Komisioni për Drejtësia do t’ia sigurojë presidentit një proces të drejtë përmes seancave shtesë”.

Cipollone gjithashtu tha se në procesin e hetimeve ka mungesë totale të drejtësisë fundamentale, por nuk e përjashtoi mundësinë e pjesëmarrjes në seancat e mëtejshme, shkruan “The Guardian”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat