Trump-i e sulmon ashpër Macron-in: Ekonomia jote po dështon

Bota

Trump-i e sulmon ashpër Macron-in: Ekonomia jote po dështon

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 14:23
Trump-i e sulmon ashpër Macron-in: Ekonomia jote po dështon

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka sulmuar ashpër me fjalë homologun e tij francez, Emmanuel Macron, duke thënë se deklarata e tij për “trurin e vdekur” të NATO-s ishte “shumë, shumë e keqe” dhe se ai po e udhëheq një ekonomi që po shkon drejt dështimit.

Gjatë një konference për gazetarë bashkë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti amerikan e akuzoi Macron-in edhe se po mundohet ta largojë Francën nga NATO-ja.

Sa i përket deklaratës së presidentit francez se truri i NATO-s ka vdekur, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha: “NATO-ja shërben për një qëllim të madh. Mendoj se ajo deklaratë është shumë fyese”.

Macron-i ishte shprehur i pakënaqur me ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në veri të Sirisë në tetor pa ndonjë koordinim me ndonjë shtet anëtar të NATO-s, përpos Shteteve të Bashkuara. Ai kishte thënë se ky veprim i Turqisë e ka dëmtuar luftën kundër Shtetit Islamik.

Megjithatë, presidenti amerikan u duk se ia mban anën homologut turk, duke thënë: “Turqia nuk ka mundur të jetë më e mirë, më përkrahëse dhe ka ofruar shumë ndihmë”. Përpos kësaj, Trump-i tha se Turqia ka bashkëpunuar për vrasjen e liderit të ISIS-it, Abu bakr al-Baghdadi.

Përpos kritikave lidhur me NATO-n, presidenti miliarder e akuzoi homologun francez edhe për ekonominë. Ai tha: “Mendoj se ata kanë shkallë të lartë të papunësisë. Franca nuk është duke ecur aspak mirë në aspektin ekonomik”, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat