NATO: Terrorizmi mbetet kërcënim i vazhdueshëm

Bota

NATO: Terrorizmi mbetet kërcënim i vazhdueshëm

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 18:34
Samiti i NATO-s

Në deklaratën finale të Samitit të NATO-s në Londër, bëhet e ditur se terrorizmi në të gjitha format dhe manifestimet e tij mbetet një kërcënim i vazhdueshëm për të gjithë ne.

“Aleanca rikonfirmon angazhimin tonë solemn, ashtu si është parashikuar në nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit se sulmi ndaj një aleati do të konsiderohet sulm kundër të gjithëve”, sipas dokumentit themelues të NATO-s.

Këto janë pjesë e deklaratës përfundimtare të Samitit të 70-vjetorit të NATO-s të kësaj jave të mbajtur në Londër.

Aleanca theksoi se ky samit u zhvilluan në nderim të 70-vjetorit të Aleancës më të fortë dhe më të suksesshme në histori dhe për të shënuar 30-vjetorin e rënies së Perdes së Hekurt.

Në deklaratë thuhet se NATO garanton sigurinë e territorit tonë dhe të një miliardë qytetarëve tanë, lirinë tonë dhe vlerat që ne ndajmë, përfshirë demokracinë, lirinë individuale, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Dokumenti po ashtu përmend debatin e vazhdueshëm mbi nxitjen e investimeve në mbrojtje, investimin në aftësi të reja dhe kontributin e më shumë forcave në misionet dhe operacionet e NATO-s.

Në këtë samit mori pjesë edhe Maqedonia e Veriut,  që pret vetëm ratifikimin e Protokollit të anëtarësimit në Parlamentin e Spanjës për t’u bërë anëtarja e 30-të e plotfuqishme e Aleancës./ATSH/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat