Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është mirënjohës ndaj Rusisë për mbështetjen e saj rreth çështjes së Kosovës dhe për ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë.
Vuçiq gjatë një konference të përbashkët me presidentin Vladimir Putin, tha se po të varej nga ai, Serbia s’do të bombardohej nga NATO-ja për Kosovën.
“Nëse do të vendoste Putin më 1999, ne kurrë nuk do të ishim bombarduar për Kosovën”, ka thënë Vuçiq, shkruan B92.
Ndërsa Putin tha se qëndrimi i Rusisë për çështjen e Kosovës nuk ndryshon dhe se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bahkuara, duhet të respektohet.
Vuçiq në fund njoftoi se presidenti rus do të vizitojë Serbinë gjatë vitin e ardhshëm për të marrë pjesë në hapjen e tempullit të Shën Savas.