Viktima pas kalimit të tajfunit Kammuri - Bota Sot
Viktima pas kalimit të tajfunit Kammuri

Bota

Viktima pas kalimit të tajfunit Kammuri

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 12:50
Foto Ilustrim

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën këtë javë në Filipine, gjatë kalimit të tajfunit Kammuri, njoftuan autoritetet e arkipelagut.

Stuhia e fortë tropikale, që përfshiu veriun e vendit mbrëmjen e së hënës deri të mërkurën, shkatërroi shumë shtëpi e rrëzoi pemë.

Ajo gjithashtu, rezultoi në mbylljen për 12 orë të aeroportit ndërkombëtar të kryeqytetit, gjë shumë e rrallë.

Filipinet goditen mesatarisht nga 20 stuhi e tajfune çdo vit, që shkaktojnë me qindra viktima dhe kontribuojnë në varfërinë e popullsive të ekspozuara

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat