Tragjike dhe tronditëse, 140.000 vdiqën nga fruthi vitin e kaluar - Bota Sot
Tragjike dhe tronditëse, 140.000 vdiqën nga fruthi vitin e kaluar

Bota

Tragjike dhe tronditëse, 140.000 vdiqën nga fruthi vitin e kaluar

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 21:26
Ilustrim

Më shumë se 140.000 njerëz vdiqën nga fruthi vitin e kaluar , sipas vlerësimeve zyrtare.

Shumica e të vdekurve ishin fëmijë të moshës nën 5-vjeç.

Situata është përshkruar nga ekspertët e shëndetit si tronditëse dhe një tragjedi që është lehtësisht e parandalueshme me vaksina.

Që nga viti 2000 është bërë progres i madh, por ekziston shqetësimi se rastet me fruth po rriten.

Në vitin 2018, Mbretëria e Bashkuar, së bashku me Shqipërinë, Republikën Çeke dhe Greqinë, humbën statusin e eliminimit të fruthit.

Dhe viti 2019 mund të jetë me statistika akoma më të këqija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat