Vajza bleu veturën Audi dhe e reklamoi në Facebook, hajnat ia vjedhin pak orë më vonë

Bota

Vajza bleu veturën Audi dhe e reklamoi në Facebook, hajnat ia vjedhin pak orë më vonë

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 08:52
Foto

Një vajzë bleu një veturë të re të tipit “Audi”, dhe të njejtën e publikoi në llogarinë e saj në Facebook. Po e njëjta u vu në shënjestër nga grabitësit 36 orë më vonë, shkruan The Sun.

Vajza 20 vjeçe, kishte thënë që e ‘zgjodhi këtë bukuri për ta vozitur’, dhe i kushtoi hiç më pak se 30,000 £. Por, derisa ishte duke u kthyer në shtëpinë e saj në Leeds, West Yorkshire, tre banditë të maskuar ishin duke e pritur.

Ndërsa ajo doli nga automjeti i saj, të dy burrat ia mësynë aksionit. Vajza ulëriti, kurse burrat e përplasen në tokë ndërsa një bashkëpunëtor tjetër u hodh në makinë.

Viktima u ndesh me guxim me burrat dhe u përpoq të tërhiqte burrat nga makina, por ata dolën jashtë dhe e drejtuan përsëri. Sulmi ndodhi në mesnatën e 29 nëntorit, vetëm 36 orë pasi ajo e bleu makinen sportive. Ndërkohë që policia po merren me rastin në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat