Kthehet nga bota tjetër, gruaja ringjallet 6 orë pasi i pushoi zemra

Bota

Kthehet nga bota tjetër, gruaja ringjallet 6 orë pasi i pushoi zemra

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 08:59
Audrey Schoeman

Rikthim nga bota e përtejme, një mësuese nga Britania ka shokuar mjekët e një spitali pasi zemra e saj filloi të rrihte sërish, 6 orë pasi ajo ishte shpallur e vdekur.

Në datë 3 nëntor, Audrey Schoeman sëbashku me bashkëshortin e saj kishin shkuar për alpinizëm në vargmalet e Spanjës. Asaj i ra të fikët në mes të dëborës dhe të ftohtit, ndërkohë bashkëshorti lajmëroi një ekip shpëtimi.

Schoeman u dërgua në spital me helikopter ku mjekët thanë se e kishte zënë hipotermia dhe temperatura e trupit të saj ishte ulur në 18 gradë Celsius. Pas disa momentesh zemra e saj pushoi. Mjekët bën gjithçka të mundur duke i vendosur pajisje dhe elektroshok.

Pas 6 orësh zemra e saj filloi të rrihte sërish duke i shokuar dhe në të njëjtën kohë lumturuar të gjithë. Këtë histori e publikoi zyrtarisht spitali Vall d’Hebron në Barcelonë gjatë një conference për shtyp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat