Sulmohet autobusi, dhjetë të vrarë në Kenia

Bota

Sulmohet autobusi, dhjetë të vrarë në Kenia

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Zyra e presidentit të Kenias, Uhuru Kenyatta, njoftoi të shtunën se dhjetë persona, përfshirë disa policë, janë vrarë në një sulm të armatosur ndaj një autobusi. Autoritetet dyshojnë se ky sulm u krye nga grupi militant “Al Shabaab”.

Autobusi ishte duke udhëtuar në një zonë afër kufirit me Somalinë dhe gjendej në një rrugë ku nuk kishte automjete të tjera në momentin e sulmit.

“Disa njerëz, përfshirë zyrtarë policorë, janë vrarë në mënyrë brutale për këtë sulm”, thuhet në deklaratën e zyrës së presidentit.

Policia njoftoi se në këtë sulm janë vrarë saktësisht dhjetë persona dhe se sulmuesit i kanë shënjestruar personat që nuk janë nga Somalia. Zona ku ndodhi sulmi është e banuar kryesisht nga somalezët etnikë me shtetësi keniane.

Zëdhënësi i policisë, Charles Owino, tha se sulmuesit fillimisht i ndanë civilët në dy grupe. Sipas tij, somalezët u ndanë në një anë dhe nuk u sulmuan, ndërsa të tjerët u ndanë në anën tjetër dhe u vranë, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat