Rënie e eksporteve të Kinës për të 4-in muaj radhazi

Bota

Rënie e eksporteve të Kinës për të 4-in muaj radhazi

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 13:42
Ilustrim

Tregtia e jashtme e Kinës ka shënuar një rënie në nëntor krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pasi lufta tregtare me SHBA-në ka influencuar në ekonominë gjigande aziatike, sipas të dhënave zyrtare.

Eksportet u ulën me 1.1 % në nëntor të vitit të kaluar, sipas të dhënave doganore, në Pekin.

Ky është muaji i katërt rradhazi që eksportet shënojnë një rënie. Sipas vlerësimeve të ekspertëve pritej një rritje e eksporteve.

Importet u rritën me 0.3 % nga viti në vit, rritja e parë që nga prilli.

SHBA-ja dhe Kina po përballen me një luftë të zgjatur tregtare e cila ka ngadalësuar eksportet nga Kina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat