E dhimbshme: Nëna, babai dhe djali po luftojnë në të njëjtën kohë me kancerin

Bota

E dhimbshme: Nëna, babai dhe djali po luftojnë në të njëjtën kohë me kancerin

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 10:55

Të kesh një anëtar të familjes me kancer është e tmerrshme.

Por, imagjinoni të keni tre persona në të njëjtën familje që luftojnë me këtë sëmundje të rëndë.

Ky është realiteti për një nënë, një baba dhe djalin e tyre adoleshent në Floridën e Veriut.

Kathy Desclefs u diagnostikua me kancer në vitin 2015 dhe prej asaj kohe ka qenë duke u trajtuar. Burri i saj Benoit, zbuloi se kishte tumor në tru në korrik pastaj në tetor, djali i tyre 17 vjeçar, Luke, u diagnostikua poashtu me të njëjtën sëmundje.

Image

 

“Ishte e tepërt, veçanërisht kur u diagnostikua edhe Luke. Ishte thjesht e tepërt”, tha Katy për Fox 30.

Familja prej gjashtë anëtarësh ka në pronësi Cafe Magnificat në qendër të qyteti për 16 vitet e fundit. Ndërsa ata po mjekohen për kancer, familja po lufton për të mbajtur restorantin e tyre të hapur.

“Isha i shqetësuar se do të më duhej të mbyllja restorantin tim”, tha Benoit. “Të gjithë fëmijët kanë kaluar këtu, duke punuar”, shtoi Kathy.

Ajo thotë se ata po mbështeten në besimin e tyre për forcën për të vazhduar më tej.

“Ne besojmë tek Perëndia”, tha më tej ajo.

Luke thotë se ai dhe prindërit e tij po qëndrojnë të fortë dhe po qëndrojnë pozitivë.

“Ajo që nuk na vret na bën më të fortë”, tha ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat