Vullkani në Zelandën e Re ende aktiv, ka drojë se nuk ka të mbijetuar

Bota

Vullkani në Zelandën e Re ende aktiv, ka drojë se nuk ka të mbijetuar

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Policia e Zelandës së Re thotë se ka frikë se nuk ka më të mbijetuar pasi shpërtheu një vullkan në ishull në të cilin të paktën pesë njerëz kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur.

Raportohet se ka frikë se do të ketë më shumë viktima pasi shërbimet e shpëtimit nuk mund të arrijnë në Ishullin e Bardhë për arsye sigurie.

Vullkani është ende duke hedhur hirin një mijë metra në ajër, raporton Reuters.

Vlerësohet se rreth 50 njerëz nga Zelanda e Re dhe turistë të huaj, ishin afër kraterit minuta para shpërthimit.

23 njerëz u evakuuan para se ishulli të shpallet i pasigurt, por nga frika se të tjerët akoma ishin bllokuar atje.

"Ne nuk jemi të sigurt për numrin  apo gjendjen e tyre," tha zëvendës komisari i policisë John Tims, duke shtuar se ishte e pamundur të hysh në ishull.

Ambulanca tha se rreth 20 njerëz u plagosën dhe disa të tjerë u sollën në qytetin më të afërt për shkak të djegieve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat