Kthehen protestat në Irak, përkujtohet aktivisti i vrarë

Bota

Kthehen protestat në Irak, përkujtohet aktivisti i vrarë

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Irakianët dolën prapë në rrugë të hënën për ta përkujtuar një aktivist të njohur, i cili u vra një natë më parë në valën më të re të protestave të dhunshme, në të cilat deri më tash kanë vdekur më shumë se 450 njerëz.

Për ta rënduar situatën edhe më shumë, një varg raketash i plagosën gjashtë ushtarë irakianë në një bazë ushtarake afër aeroportit të Bagdadit, ku janë të vendosur ushtarët dhe diplomatët amerikanë.

Kryeqyteti i Irakut dhe jugu me shumicë Shiite janë përfshirë nga protestat masive që filluan para më shumë se dy muajve. Protestat filluan për t’i kundërshtuar shërbimet e dobëta publike, shkallën e lartë të papunësisë dhe nivelin e lartë të korrupsionit.

Fahem al-Tai, aktivist i njohur i shoqërisë civile në Irak, u vra në qytetin e Kerbelasë në orët e vona të së dielës, përderisa po kthehej në shtëpi nga protesta.

Vdekja e këtij aktivisti erdhi vetëm disa ditë pas një sulmi të armatosur ndaj protestuesve në Bagdad, ku mbetën të vrarë 20 protestues dhe katër policë.

Ndonëse dhuna kishte zgjatur disa orë, forcat qeveritare të sigurisë nuk kishin ndërhyrë për t’i mbrojtur protestuesit nga sulmuesit e armatosur, shkruan “France24”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat