Shpërthimi i vullkanit në Zelandë të Re shembi muret, turistët e pësuan nga temperaturat e larta

Bota

Shpërthimi i vullkanit në Zelandë të Re shembi muret, turistët e pësuan nga temperaturat e larta

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe shumë tjerë janë lënduar apo shpallur të zhdukur pas shpërthimit të vullkanit në ishullin e Bardhë në Zelandë të Re, atraksion i njohur turistik ku gjatë shpërthimit në ato momente kishin qenë afër tij rreth 50 persona.

Megjithatë nga ky ishull janë shpëtuar 23 persona, e pesë të vdekurit që kishin mbetur të ngujuar nuk i kanë mbijetuar plagëve të marra. 18 tjerë raportohet se janë dërguar me urgjencë në spital, e 20 tjerë po konsiderohen të zhdukur.

Në momentin kur shpërtheu vullkani, personat që ishin afër tij e kanë pësuar nga temperatura e lartë, gazrat helmues që lirohen si dhe shembja e mureve.  Sipas ekspertes së vullkaneve Jessica Johnson nga një universitet në Angli, lirimi i gazrave helmues ka qenë aq i fortë sa që vizitorët kanë mundur të ndjejnë erën e kimikaleve.

Ndërkaq policia e Zelandës së Re, ka bërë të ditur se në momentin e shpërthimit të vullkanit në ishull kanë qenë rreth 50 persona, ku 23 prej tyre janë shpëtuar e të lënduar në masë të madhe kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat