Trump-i takohet me Lavrov-in, ia tërheq vërejtjen për ndërhyrjen në zgjedhje

Bota

Trump-i takohet me Lavrov-in, ia tërheq vërejtjen për ndërhyrjen në zgjedhje

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 08:38
Lavrov dhe Trupm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka mbajtur një takim me dyer të mbyllura me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Shtëpinë e Bardhë. Dy politikanët thanë versione të ndryshme për atë se çfarë u diskutua gjatë këtij takimi.

Herën e fundit kur kryediplomati rus e kishte vizituar në Shtëpinë e Bardhë, në maj të vitit 2017, ishte raportuar se presidenti amerikan kishte paraqitur të dhëna të klasifikuara të inteligjencës amerikane para ministrit Lavrov.

Në takimin e së martës, gazetarët nuk patën qasje dhe atyre iu dha një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë, në të cilën thuhej: “Mes tjerash, presidenti Trump e tërhoqi vërejtjen kundër përpjekjeve të Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara”.

Sidoqoftë, i pyetur për këtë deklaratë gjatë një konference me gazetarë në ambasadën ruse në Shtetet e Bashkuara, diplomati Lavrov tha: “Jo, ne as që kemi biseduar për zgjedhjet”.

I pyetur përsëri për deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, Lavrov-i më pas doli në kundërshtim me fjalët e veta, por këmbënguli se ai ishte i pari që e shtroi këtë temë, duke u ankuar te presidenti amerikan për komentet e sekretarit të shtetit, Mike Pompeo.

Ndryshe, agjencitë amerikane për inteligjencë kanë vlerësuar se Rusia ka ndërhyrë në masë të konsiderueshme në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, duke u përpjekur t’i ofrojë përkrahje presidentit të tanishëm, Donald Trump, shkruan “The Guardian”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat