Momenti kur gropa gjigande përpinë 4 makina

Bota

Momenti kur gropa gjigande përpinë 4 makina

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Një gropë gjigante ka “përpirë” të paktën katër vetura në kryeqytetin e Brazilit gjatë 10 dhjetorit.

E gjitha ndodhi në afërsi të një lokacioni ku po kryheshin punime në Brasilia, kur befasisht gjysma e rrugës u shemb.

Si rezultat i shembjes veturat e parkuara përfunduan në gropë, ndërsa mediat lokale raportojnë se nuk ka të lënduar.

Në anën tjetër autoritetet lokale, kanë bërë të ditur se kanë filluar hetimet për të përcaktuar shkakun që qoi në shembjen e rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat