Gashtë të vrarë në një bazë ushtarake në Somali

Bota

Gashtë të vrarë në një bazë ushtarake në Somali

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Gjashtë persona janë vrarë pasi luftëtarët me armatim të rëndë të grupit terrorist islamik Al-Shabab e sulmuan bazën ushtarake në Somali, deklaruan mbrëmë burimet qeveritare, njoftoi DPA.

Dy ushtarë dhe katër civilë, nga të cilët dy gra, janë midis të vrarëve pasi militantët mbrëmë vonë e sulmuan bazën ushtrake Hilvejn, 25 kilometra në veri të kryeqytetit Mogadishu, deklaroi për DPA-në zëdhënës qeveritari Ismail Mukhtar Omar.

“Forcat tona iu përgjigjën ashpër terroristëve dhe i vranë disa luftëtarë kryengritës”, deklaroi Omar. Al-Shabab e mori përgjegjësinë për sulmin në radion prokryengritëse Andalus.
Grupi Al-Shabab ka lidhje të ngushta me rrjetin ndërkombëtar terrorist Al Kaeda dhe shpesh herë kryen sulme në vendet e Afrikës Lindore, transmeton DPA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat