Brisbane shkatërrohet nga stuhi të fuqishme të shiut

Bota

Brisbane shkatërrohet nga stuhi të fuqishme të shiut

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 23:10
Foto

Brisbane u godit nga një stuhi e fuqishme shiu brenda natës, me më shumë se 100 milimetra shi që binin në disa pjesë në hapësirën e një ore.

Byroja e Meteorologjisë tha se sasia e shiut që ra në vetëm një orë natën e kaluar ishte e barabartë me atë që qyteti kishte pasur në gjashtë muajt e fundit.

Stuhia kaloi nëpër Darling Downs dhe Skenic Rim para se të godiste Brisbanen dhe Moreton Bay menjëherë pas 22:00, të kohës lokale.

Shiu shkaktoi përmbytje të rrugëve, ndërsa kanalet e ujit po luftojnë për të përballuar sasinë e ujit, mbeturinave dhe gjetheve. Pothuajse 2.000 shtëpi ishin shkëputur nga energjia elektrike si pasojë e stuhisë.

Ka pasur përmbytje të lokalizuara edhe në Ipswich Road, Stanley Street.

Disa rrugë në Annerley u prekën gjithashtu. Erërat e fuqishme që e goditën aeroportin e Brisbanes bën që disa fluturime të aterojnë nëpër pista të aeroporteve tjera.

Priten edhe më shumë stuhi për zonën në ditët në vijim, por ky është një ndryshim i mirëpritur për zjarrfikësit që kanë qenë duke luftuar disa ditë me flakët në të gjithë zonën e Queensland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat