Grupi Al-Shabaab vret tre ushtarë amerikanë në Kenia

Bota

Grupi Al-Shabaab vret tre ushtarë amerikanë në Kenia

Më: 6 janar 2020 Në ora: 08:24
Ilustrim

Ekstremistët e grupit Al-Shabaab e sulmuan të dielën një bazë ushtarake amerikane, duke vrarë tre pjesëtarë të forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe duke i shkatërruar disa aeroplanë dhe automjete ushtarake.

Ky ishte sulmi i parë i këtij grupi kundër forcave amerikane në Kenia. Përpos ushtarëve amerikanë, gjatë luftimeve u vranë edhe pesë militant, bëri të ditur zëdhënësi i ushtrisë nigeriane, Paul Njugana.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi famëkeq, Al Shabaab, i cili e ka bazën në shtetin fqinj të Kenias, në Somali, ku kryen sulme më të shpeshta.

Ky grup tha se i ka vrarë 17 ushtarë amerikanë, nëntë ushtarë kenianë dhe se i ka shkatërruar shtatë aeroplanë.

Sipas të dhënave të Pentagonit, në këtë bazë ndodhen rreth 100 pjesëtarë të forcave amerikane.

Para dhjetë ditëve, grupi Al Shabaab realizoi një sulm të përgjakshëm në kryeqyetitn e Somalisë, Mogadishu, ku u vranë 79 persona, shkruan “The Guardian”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat