Vriten dy ushtarë ukrainas në Donbas

Bota

Vriten dy ushtarë ukrainas në Donbas

Më: 6 janar 2020 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Ushtria e Ukrainës ka njoftuar se dy pjesëtarë të saj janë vrarë në 24 orët e fundit përderisa ndodheshin në mision luftues në rajonin lindor të këtij shteti, Donbas.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë, njëri prej ushtarëve u vra në kohën kur separatistët e përkrahur nga Rusia e shkelën marrëveshjen e armëpushimit, ndërsa një tjetër u vra pasi një kamion ushtarak ra në një mjet shpërthyes afër qytezës Khutir Vilniy.

Përpos dy ushtarëve të vrarë, një tjetër u plagos rëndë, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Forcat ukrainase e kishin çliruar qytezën Khutir Vilniy në fund të shtatorit të vitit 2018.

Separatistët e përkrahur nga Rusia shpesh i kanë sulmuar ushtarët ukrainas në këtë pjesë, ndërsa në qytezë kanë mbetur më pak se 20 banorë.

Rreth 14 mijë njerëz janë vrarë në konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës dhe më shumë se 1.5 milionë të tjerë janë zhvendosur që nga fillimi i përleshjes së armatosur në vitin 2014, shkruan “Free Europe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat