Presidenti i Iranit tregon planet për luftë kundër Amerikës

Bota

Presidenti i Iranit tregon planet për luftë kundër Amerikës

Më: 8 janar 2020 Në ora: 12:37
Hassan Rouhani

Presidenti i Iranit Hassan Rouhani tha sot se "përgjigjja përfundimtare" e vendit të tij ndaj vrasjes së Qaseem Soleimani do të ishte "dëbimi i të gjitha forcave amerikane nga rajoni".

“Gjeneral Soleimani luftoi në mënyrë heroike kundër ISIS, Al Nusrah, Al Qaeda. Nëse nuk do të ishte lufta e tij kundër terrorit, kryeqytetet evropiane do të ishin në rrezik të madh tani.

Përgjigja jonë përfundimtare për vrasjen e tij do të jetë largimi i të gjitha forcave amerikane nga rajoni”, shkruan Rouhani në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat