Javën e ardhshme nënshkruhet pjesa e parë e marrëveshjes tregtare SHBA-Kinë

Bota

Javën e ardhshme nënshkruhet pjesa e parë e marrëveshjes tregtare SHBA-Kinë

Më: 9 janar 2020 Në ora: 12:21
Flamuri amerikan dhe ai kinez.

Zëvendëskryeministri i Kinës, Liu He, do të nënshkruajë pjesën e parë të marrëveshjes tregtare me Shtetet e Bashkuara, gjatë javës së ardhshme në Uashington.

Liu He është kreu i ekipit negociator për bisedimet tregtare me SHBA-në.

Ai do të qëndrojë në Uashington nga data 13 deri më 15 janar, njoftoi ministria e Tregtisë e Kinës.

Ekipet negociatore mbesin në kontakt të ngushtë për modalitetet e nënshkrimit të marrëveshjes, thanë zyrtarët e ministrisë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 31 dhjetor se marrëveshja me Kinën, e quajtur “Faza e parë”, do të nënshkruhet më 15 janar në Shtëpinë e Bardhë.

Trump gjithashtu tha se ai do të nënshkruajë marrëveshjen me "përfaqësuesit e nivelit të lartë të Kinës", dhe se ai më vonë do të udhëtojë në Pekin për të filluar bisedimet për fazën tjetër të marrëveshjes.

Marrëveshja e arritur muajin e kaluar pritet të ulë tarifat dhe të rrisë blerjet kineze të energjisë dhe mallrave të prodhuara në SHBA, ndërsa adreson edhe disa mosmarrëveshje mbi pronësinë intelektuale.

Por, asnjë version i tekstit nuk është bërë publik.

Shtetet e Bashkuara filluan një luftë tregtare kundër Pekinit, një vit e gjysmë më parë, pasi e akuzuan për praktika të padrejta të tregtisë, të tilla si vjedhja e pronës intelektuale amerikane dhe subvencionet shtetërore të cilat i përfitojnë kompanitë kineze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat