Në vendin e rrëzimit të aeroplanit me pasagjerë janë parë buldozerë – Irani po tenton shkatërrimin e provave?

Bota

Në vendin e rrëzimit të aeroplanit me pasagjerë janë parë buldozerë – Irani po tenton shkatërrimin e provave?

Më: 10 janar 2020 Në ora: 09:59
Pamje nga ngjarja

Irani ka përdorur buldozerë për të lëvizur nëpër copat e mbeturinave të një aeroplani të shkatërruar të pasagjerëve, duke shkatërruar potencialisht prova të cilat mund të ndihmojnë në përcaktimin e saktë të asaj që i ndodhi.

Kështu shkruan Business Insider, sipas të cilit medium, imazhet dhe raportet nga vendi i përplasjes, vetëm jashtë Teheranit, tregojnë se së paku një buldozer po punon tek mbeturinat në këtë vend, përcjell Telegrafi.

Bëhet fjalë për vendin ku një Boeing 737-800 u rrëzua të martën, duke vrarë të gjithë 176 njerëzit në bord.

Zona e rrëzimit thuhet se është në qendër të një beteje të tensionuar gjeopolitike mbi saktësisht atë që ndodhi me aeroplanin, i cili operonte në kuadër të Ukrainian International Airlines.

Irani pohon se avioni u rrëzua për shkak të një çështje teknike në bord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat