“Rruga drejt ferrit”/ Pamjet e tmerrshme nga zjarret në Australi

Bota

“Rruga drejt ferrit”/ Pamjet e tmerrshme nga zjarret në Australi

Më: 10 janar 2020 Në ora: 10:02
Australi

Autoritetet në Australi kanë paralajmëruar se situata do të përshkallëzohet në dy zona pasditen e së premtes.  Sipas tyre, zjarret do të zgjerohen në kufi mes Uellsit të Ri Jugor dhe Viktorias.

Kryeministri australian, Scott Morrison ka paralajmëruar se e premtja do të jetë “një ditë e vështirë në shtetet lindore”, për shkak të parashikimeve për erëra të forta dhe temperatura të larta.

Aktualisht në Australi është raportuar për 100 zjarre aktive. Autoriteti për Zjarret në Viktoria ka nisur një varg paralajmërimesh urgjente, duke u bërë thirrje njerëzve që të largohen para se vendi të bëhet shumë i rrezikshëm.

Në disa pjesë të Viktorias dhe Uellsit të Ri Jugor, autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve që të largohen nga shtëpitë e tyre për të anashkaluar “tragjedinë”.

Zjarret në Uellsin e Ri Jugor kanë shkatërruar rreth 1,000 shtëpi vetëm në ditët e para të 2020-ës.

Nga muaji shtator, të paktën 27 persona kanë vdekur në Australi nga zjarret, të cilat kanë shkatërruar 10.3 milionë hektarë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat