Anija luftarake ruse “kërcënon” anijen amerikane në Detin Arabik, rrezikon përplasjen

Bota

Anija luftarake ruse “kërcënon” anijen amerikane në Detin Arabik, rrezikon përplasjen

Më: 10 janar 2020 Në ora: 19:29
Anija luftarake

Një anije luftarake ruse është afruar “agresivisht”, duke kryer manovra ushtarake provokuese pranë një destrojeri (shkatërruesi) amerikan në Detin Arabik.

Flota e pestë e Marinës Amerikane, e cila mbikqyr operacionet detare në Lindjen e Mesme pas incidentit bëri një deklaratë zyrtare.

“Të enjten, në datën 9 janar, ndërsa po kryente operacione rutinë në Detin Arabik të Veriut, USS Farragut iu afrua në mënyrë të vrullshme një anije ruse të Marinës”, tha në një deklaratë Flota e Pestë e Marinës amerikane, e cila mbikëqyr operacionet detare në Lindjen e Mesme.

Incidenti është rasti i fundit i disa provokimeve midis forcave ushtarake amerikane dhe atyre ruse. Këto incidente zyrtarët amerikanë i kanë përshkruar si provokuese dhe që sjell një klimë pasigurie.

Një zyrtar i marinës amerikane thotë se Farragut është pjesë e grupit të transportuesit të avionëve USS Harry S. Truman dhe Farragut dhe ka për detyrë të përgjojnë anijet e mundshme të armikut për t’i parandaluar ata të afrohen tek transportuesi i avionëve. E ndërsa, dy zyrtarë të mbrojtjes thanë që anija ruse ishte afro 180 metra larg anijes amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat