Vrasja e gjeneralit iranian, ISIS përshëndet sulmin e Shteteve të Bashkuara

Bota

Vrasja e gjeneralit iranian, ISIS përshëndet sulmin e Shteteve të Bashkuara

Më: 11 janar 2020 Në ora: 11:54
ISIS

Shteti Islamik ka përshëndetur vrasjen e gjeneralit Iranian, Qasem Soleimani. Me një deklaratë zyrtare, ISIS e përshkruan eliminimin e kreut të forcave elitë Quds, si një akt i ndërhyrjes hyjnore që sjell përfitime për xhihadistët.

Pavarësisht përgëzimeve për sulmin, organizata terroriste nuk përmend Amerikën, që ndërmori sulmin ajror në Bagdad më 3 janar.

Vendimi i presidentit Donald Trump për të eliminuar gjeneralin Iranian solli një sërë reaksionesh zinxhir, si ndërprerja e luftës së papërfunduar kundër ISIS.

Menjëherë pas rritjes së tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit, koalicioni i drejtuar nga SHBA ndërpreu operacionet kundër Shtetit Islamik në Irak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat