Parashikohet përmirësim i kushteve të motit në Australi

Bota

Parashikohet përmirësim i kushteve të motit në Australi

Më: 11 janar 2020 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Zjarrfikësit e Australisë po përfitojnë nga situata e përmirësimit të kushteve të motit në lindje dhe jug të vendit të shkatërruar nga zjarri, një ditë pasi erërat e forta dhe temperaturat e nxehta shkaktuan një zjarr gjigant.

Autoritetet e zjarrit deklaruan se duke filluar nga sot do të ketë një javë më pak intensive  falë temperaturave më të ulëta dhe uljes së nivelit të erës.

Ekuipazhet e zjarrit kaluan një natë sfiduese pasi dje në mbrëmje erërat e papritura shkaktuan kushte të rrezikshme dhe autoritetet dhanë paralajmërime emergjente dhe urdhra të menjëhershëm evakuimi.

Tri flakë të mëdha u bashkuan brenda natës në kufijtë e shteteve fqinje New South Wales dhe Victoria ku u formua një zjarr gjigant, që mbuloi më shumë se 600 000 hektarë tokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat