Në Iran shpërthejnë protestat, pas rrëzimit të avionit nga Ukraina, “vdekje diktatorit”

Bota

Në Iran shpërthejnë protestat, pas rrëzimit të avionit nga Ukraina, “vdekje diktatorit”

Më: 11 janar 2020 Në ora: 18:32
Foto

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Udhëheqësit Suprem, Ali Khamenei, duke thirrur ‘vdekje diktatorit’.

Demonstruesit dolën në rrugë këtë të shtunën në Teheran për të protestuar kundër veprimeve të qeverisë iraniane që sollën rrëzimin e një avioni ukrainas dhe vdekjen e 176 pasagjerëve personave

Pas disa ditësh mohimesh, regjimi iranian pranoi se një raketë e lëshuar gabimisht qëlloi avionin të mërkurën. Një avion i International Airlines i Ukrainës, menjëherë pas ngritjes nga aeroportit Imam Khomeini në Teheran u rrëzua. Viktimat ishin dhjetëra iranianë, kanadezë, si dhe shtetas nga Ukraina, Britania e Madhe, Afganistani dhe Gjermania.
Demonstruesit kërkuan dorëheqjen e udhëheqësit suprem, Ali Khamenei duke thirrur “vdekje diktatorit” dhe “poshtë me regjimin e gënjshtrave” dhe “ne duam lirinë”.
Ka pasur disa demonstrata në të gjithë vendin por më e madhja është zhvilluar pranë Universitetit Amir Kabir në Teheran ku sipas burimeve të opozitës iraniane, morën pjesë mijëra vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat