Kryeministri australian i bie pishman për mënyrën si i ka trajtuar zjarret

Bota

Kryeministri australian i bie pishman për mënyrën si i ka trajtuar zjarret

Më: 12 janar 2020 Në ora: 08:48
Scott Morrison

Shefi i qeverisë australiane, Scott Morrison, ka shprehur keqardhje për mënyrën se si i ka trajtuar zjarret e mëdha në natyrë.

Ai vazhdimisht është përballur me kritika të shumta për kundërpërgjigjen që e ka dhënë qeveria e tij ndaj krizës së zjarreve dhe politikave klimatike.

Që nga shtatori i vitit të kaluar, së paku 28 persona kanë vdekur dhe mijëra shtëpi janë shkatërruar nga zjarret që janë përhapur kryesisht në pjesën lindore të shtetit të largët.

Të dielën, kryeministri Morrison pranoi se ka gjëra, të cilat, siç tha ai, do të mund t’i trajtonte shumë më mirë.

Në qytezën Cobargo, një grua kërkoi nga kryeministri më shumë burime për zjarrfikësit, ndërsa disa të tjerë e quajtën Morrison-in idiot dhe i thanë se nuk do të marrë asnjë votë në këtë vend.

Duke u shprehur i vetëdijshëm për presionin me të cilin janë duke u përballur zjarrfikësit, kryeministri tha se qeveria ka një apetit të ri për kundërpërgjigjen ndaj krizës së zjarreve.

Muajin e kaluar, ai u kritikua pasi shkoi për pushime në Hawaii në kohën kur zjarret në Australi ishin duke u përhapur. Reagimet e shumta ndikuan që ai t’i shkurtonte pushimet dhe të kthehej në atdhe, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat