Vullkani në Filipine nxjerr lavë, pritet shpërthim i madh

Bota

Vullkani në Filipine nxjerr lavë, pritet shpërthim i madh

Më: 13 janar 2020 Në ora: 08:58
Ilustrim

Një vullkan në Filipine ka filluar të nxjerrë lavë dhe autoritetet paralajmërojnë se një shpërthim i fuqishëm mund të ndodhë “brenda orësh ose ditësh”.

Lava nga vullkani Taal ka nisur të dalë në orët e para të së hënës.

Vullkani ndodhet rreth 70 kilometra larg kryeqytetit Manila.

Paraprakisht, një re e madhe e hirit ka shkaktuar evakuimin e rreth 8,000 personave nga zona.

“Vullkani ka hyrë në një periudhë të jostabilitetit intensiv”, tha Instituti i Filipineve për Vullkanologji dhe Sizmologji.

Taal është vullkani i dytë më aktiv i Filipineve, shkruan rel.

Ai gjendet në një ishull në mes të një liqeni dhe është një nga vullkanet më të vogla në botë.

Taal ka pasur së paku 34 shpërthime në 450 vjetët e kaluar.

Herën e fundit ka shpërthyer më 1977, ndërsa shpërthimi i tij në vitin 1911 ka lënë të vdekur rreth 1,500 njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat